Lëndohen disa veteranë të UÇK-së në protestën para Kuvendit

06 qershor 2022 | 12:18

Disa veteranë të UÇK-së të cilët janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë pësuar lëndime si pasojë e gaz lotsjellësit.

Atyre u është ofruar ndihmë mjekësore nga tre autoambulanca të cilat janë duke qëndruar aty afër.

Po ashtu, aty janë parë edhe qytetarë të thjeshtë të cilët kanë dalë t’i ndihmojnë ata për tejkalimin e situatës së tyre pas gazit lotsjellës.

Deri më tani është raportuar edhe për një zyrtar policor të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveçse këngët e saja shndërrohen në hite, Nora Istrefi është…