Lëndohen dy këmbësore gjatë një aksidenti në Prishtinë
20 janar 2018
| 18:36
Dy këmbësore janë lënduar sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 16:00, policia e Kosovës ka pranuar informatë se në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe dy këmbësorë. Lëndimet kanë pësuar këmbësorët B.B (femër) e vitit 1980 dhe E.B (femër) e vitit 1986. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka bërë të ditur ajo.