
Lëndohen katër persona në një aksident në Podujevë
03 tetor 2019
| 13:52
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti në mes të tri veturave në Podujevë.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në këtë aksident janë lënduar tre meshkuj dhe një femër.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.