Lëndohen katër persona në një vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

13 prill 2025 | 13:40

Katër persona (shoferi dhe tre pasagjerë), janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.

“Vetaksident e përfshirë një veturë i shkaktuar rreth orës 11:00: në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret”, tha Zaiti për Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës…