Lëndohen nëntë persona në një aksident në Suharekë
30 qershor 2019
| 12:32
Nëntë persona janë lënduar pas një aksidenti në fshatin Mushtisht të komunës së Suharekës.
Policia ka njoftuare se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave me targa vendore.
“Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër femra dhe tre meshkuj. Të gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.