Lëndohen pesë persona në një aksident trafiku në Skenderaj
12 gusht 2019
| 14:24
Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në komunën e Skenderajt. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skenderaj. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Ata më pas janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka deklaruar Zahiti.