Lëndohen tre policë gjatë protestës së sotme

29 janar 2022 | 19:54

Si pasojë e protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës, tre policë kanë mbetur të lënduar.

“Disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur se ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës për pjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën lupën e CIA-s Në vitet 50-të kur sipërfaqësisht dukej…