
Lëndohen tre zyrtarë policorë pas vetaksidentit në Varagë të Zubin Potokut
20 dhjetor 2024
| 09:45
Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.
“Aksident në Varage, Zubin Potok. një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.