Lëndohet Alphonso Davies, mungon rreth 8 javë
25 tetor 2020
| 14:23
Lajme aspak të mira për Bayern Munchen dhe trajnerin Hansi Flick. Mbrojtësi i krahut, Alphonso Davies ka pësuar një lëmtim në ligament dhe duhet të ndalet në një moment të mirë për të.
“Ai ka një dëmtim në ligamentin e tij. dhe do të mungojë nga 6-8 javë”, ka thënë Flick.
19-vjeçari ishte lojtar shumë i rëndësishëm në skuadrën e kampionëve të Gjermanisë. Ai arriti të linte gjurmët e tij në ekip, pavarësisht se nuk kishin shumë besim tek ai.