Lëndohet Bellingham, mungon një muaj
Mesfushori Jude Bellingham është lënduar 48 orë para ndeshjes në “Bernabeu” kundër Real Valladolid dhe do të mungojë për rreth një muaj.
Mesfushori anglez, i cili ka pësuar një goditje gjatë stërvitjes, vuan nga një dëmtim në muskulin e hollë shputor të këmbës së djathtë, thuhet në raportin mjekësor të ofruar nga “Los Blancos”.
Nëse koha e rikuperimit nuk shkurtohet, anglezi do të humbasë debutimin e të bardhëve në Ligën e Kampionëve dhe të paktën 4 ndeshje të tjera të La Ligas.
Kur foli Ancelotti në konferencën e tij të zakonshme për shtyp para ndeshjes dhe zbuloi se skuadra do të stërvitet nesër në “Bernabeu”, Bellingham ishte ende duke iu nënshtruar testeve.
Ky është dëmtimi i dytë që Real Madridi pëson në fillim të sezonit, pasi Camavinga ndrydhi ligamentin e brendshëm kolateral të gjurit të majtë në prag të Superkupës së Evropës ndaj Atalantës.