Lëndohet Benzema, Deschamps zbulon se a do të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian
09 qershor 2021
| 13:12
Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka thënë se e zëvendësoi Karim Benzeman në miqësoren ndaj Bullgarisë, për faktin që të parandaloi lëndimin e lëndimit të sulmuesit të Real Madridit.
Deschamps bëri të ditur se lëndimi nuk është i rënd dhe se 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian.
“Ai e mori një goditje të fortë në muskulin poshtë gjurit. Ai nuk luajti më sepse ndjeu se gjuri po i rëndohej. Ne e kemi një staf mjekësor të nivelit të lartë, i cili do ta bëjë gjënë e duhur. Ai do të bëhet mirë me kalimin ditëve. Nuk kam asnjë shqetësim. Asgjë dramatike”, ka thënë Deschamps.