Lëndohet Benzema, në dyshim për Interin
04 dhjetor 2021
| 23:46
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Real Sociedadit në La Liga.
Francezi është detyruar ta lëshojë fushën pas vetëm 17 minutash në lojë në sfidën në Reale Seguros Stadium.
Ai kërkoi që të zëvendësohej dhe raportimet e para janë se ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë.
Luka Jović zuri vendin e Benzemas në ndeshje, ndërsa Marca ka njoftuar se sulmuesi është në dyshim të madh për dy ndeshjet e radhës, asaj ndaj Interit dhe Atletico Madridit.
Edhe Reali edhe Nerazzurrët janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, mirëpo ndeshja e të martës në Santiago Bernabeu do ta vendosë liderin e grupit.