Lëndohet Berisha
21 qershor 2020
| 00:03
Lajme aspak të mira vijnë nga Italia për portierin Etrit Berisha. “Gardiani” që mbron portën e Kombëtares sonë dhe të SPAL, ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e së premtes.
Mediet italiane shkruajnë se shqiptari ka pësuar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë dhe pritet të mungojë për 30-40 ditë. Shqiptari është lider te SPAL, por pritet të rikthehet tek Atalanta pas mbylljes së sezonit.
Berisha është i huazuar, por nuk do të luajë në Serie B. Ai mbetet një nga portierët më të mirë të Serie A dhe diçka e tillë është treguar edhe me pritjet e tij fantastike, duke u shpallur në shumë ndeshje si më i miri në fushë. Trajneri Luigi Di Biago tashmë duhet të mendojë për një tjetër portier mes Letica dhe Thiam për disa ndeshje.