Lëndohet Berisha, jashtë parketit për 5-7 muaj

03 shtator 2021 | 18:42

Basketbollisti i KB Prishtina, Arbër Berisha, ka pësuar një lëndim të rëndë.

Berisha u lëndua në ndeshjen ndaj Pejës në çerekfinale të Superkupës. Sipas raportit mjekësor, Arbëri ka pësuar “Rupturë totale të tendinës pateralle” që do ta lë jashtë aktiviteteve për disa muaj.

KB Prishtina ka njoftuar lëndimin e basketbollistit të tyre dhe kanë bërë me dije se do t’i qëndrojnë pranë atij në çdo rrethanë. Në ndërkohë, Prishtina u eliminua nga Superkupa pasi pësoi humbje nga Peja me rezultat 83-76.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së parë në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror,…