
Lëndohet Davies, mund të mungojë 3-4 javë
Pas Manuel Neuerit, një tjetër dëmtim ka prekur skuadrën e Bayern Munchen. Nga kombëtarja, ku ishte i grumbulluar, mbrojtësi kanadez Alphonso Davies u detyrua të largohej herët nga fusha. Lëndimi ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve Concaf midis Kanadasë dhe Amerikës.
Lojtari ka pasur një problem me tendinat e gjurit. Davies ka mbërritur menjëherë në Munchen për t’iu nënshtruar analizave më të detajuara, por ai rrezikon të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Klubi gjerman ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, pasi pret të mësojë përgjigjen e analizave. Gjithsesi, gjendja e tij mbahet nën monitorim, por ai nuk do të aktivizohet këtë fundjavë në kampionat. Ndeshja e parë ndaj Interit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhet më 8 prill.