Lëndohet Dembele, mungon një muaj
29 janar 2023
| 11:43
Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele, nuk do të jetë në gjendje të luajë për katër javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen me klubin Girona, në La Liga.
Sipas raportimeve, lëndimi i Dembeles nuk është shumë serioz, por klubi dëshiron ta trajtojë atë me kujdes.