Lëndohet Edon Zhegrova
04 shtator 2022
| 14:35
Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes nda Montpellier.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sotme.
Anësori ishte në formacionin startues në ndeshjen ndaj Montpellier, por jo gjithçka shkoi sipas planeve të tij.
Në minutën e 36’, Zhegrova ka pësuar një lëndim dhe nuk ka munduar ta vazhdonte ndeshjen.
Lojtari ka lëshuar fushën para kohe, për t’i dhënë vendin e tij Ounas.
Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Zhegrovës dhe sa do të qëndrojë ai jashtë fushave.