Lëndohet Fermin Lopez, mungon tri javë

04 shtator 2024 | 15:28

Futbollisti i Barcelonës, Fermin Lopez do të jetë jashtë për tri javë pasi testet mjekësore konfirmuan probleme në muskuj.

21-vjeçari, në sezonin 2023-2024, luajti në 31 ndeshje me katalanasit. Ai, gjithashtu, realizoi 8 gola.

Fermin do të mungojë në ndeshjen kundër Gironas të planifikuar për më 15 shtator (pas pushimit të kombëtareve) dhe ka shumë gjasa që të mos jetë i pranishëm për debutimin në Ligën e Kampionëve, në Monaco më datë 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Florent Hadergjonaj, të mërkurën pas stërvitjes ka thënë rumunët…