Lëndohet Gnabry, mungon disa javë
27 shtator 2023
| 15:30
Futbollisti i Bayern Munchen, Serge Gnabry do të mungojë për disa javë pas thyerjes së parakrahut të majtë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Munster, një ekip i kategorisë së tretë.
“Serge do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të mungojë për disa javë”, ka thënë trajneri Thomas Tuchel.
Gnabry u largua nga fusha në minutën e 11-të të ndeshjes pas një përplasjeje me portierin kundërshtar Johannes Schenk. Ky është një lajm i keq për Tuchelin, pasi Gnabry cilësohet si një nga titullarët e tij në formacion.