Lëndohet Grezda, mungon një muaj
15 janar 2019
| 12:03
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda do të mungoj të paktën një muaj. Kjo vjen pasi lojtari kuqezi i skuadrës skoceze, Rangers e ka lënduar kaviljen.
Testet mjekësore kanë treguar se 23-vjeçari duhet t’i nënshtrohet për 30 ditë fazës strikte të rehabilitimit, larg shokëve të skuadrës.
Grezda gjatë verës u transferua në skuadrën që drejtohen nga Stiven Gerrard, deri tash ka regjistruar tetë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.
/Epoka e re/