
Lëndohet Haxho
06 gusht 2019
| 21:43
Gjatë seancës së sotme stërvitore, portieri i Prishtinës, Eglant Haxho fatkeqësisht ka pësuar lëndim duke lënduar ashtin e gishtit, “distal phalanx dislocation” duke bërë që të intervenohej urgjentisht në Spitalin Amerikan.
“Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë, operimi ka qenë i suksesshëm dhe Haxhos do t’i duhet rreth pesë javë në rehabilitimin e plotë. Eglantit i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.