Lëndohet Mane
12 nëntor 2021
| 10:06
Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, u lëndua në më pak se gjysmë ore lojë në ndeshjen kualifikuese të Senegalit për Kupën e Botës kundër Togos.
29-vjeçari u zëvendësua nga Boulaye Dia, pasi u ul në fushë për të treguar se nuk mund të vazhdonte më, raporton 90Min, përcjell Klankosova.tv.
Mane po bën më të mirën e tij për Liverpoolin në javët e fundit, duke treguar llojin e formës që e bën atë si një nga sulmuesit e majtë më të mirë në botë. Ai ka gjashtë gola në Premier Ligë dhe tetë në të gjitha garat.