Lëndohet Marcelo

10 shkurt 2021 | 08:07

“Los Blancos” fituan ndeshjen e tyre ndaj Getafes në kuadër të La Ligas, me rezultat 2-0.

Me golat e shënuar nga Karim Benzema 60′ dhe Ferland Mendy 67′, Real Madrid fitoi tre pikët e plota.

Pas ndeshjes, Marcelo iu është nënshtruar disa testeve ku është konkluduar se ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias më 14 shkurt.

Lista e plotë e lojtarëve të lënduar në kampin e Real Madrid janë këta: Rodrygo Goes, Eden Hazard, Fede Valverde, Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Alvaro Odriozola, Eder Militao dhe tani Marcelo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese…