Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë Kosovë, policia po interviston një person

15 dhjetor 2024 | 21:27

Një i mitur është lënduar me mjete të forta në Fushë Kosovë, për të cilin rast, policia po interviston një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur)”, tha ajo.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualish nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”, thuhet tutje në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deputet i Kuvendit…