Lëndohet Morata, mungon ndaj Interit
12 shkurt 2024
| 14:18
Sulmuesi Alvaro Morata është lënduar gjatë sfidës ndaj Sevillas (1-0), në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Atletico Madrid ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dëmtimin e sulmuesit, duke njoftuar se ai do të humbas ndeshjes ndaj Interit.
“Pas ekzaminimeve mjekësore, vihet re një dëmtim në ligamentet anësore të gjurit të djathtë. Koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar”, thuhet nën njoftimin e klubit spanjoll.
Kështu, Morata do të humbasë ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve ndaj Interit, por klubi është optimist se spanjolli do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e kthimit në Madrid, më datë 13 mars.