Lëndohet Muriqi, ja sa do të mungojë
21 shtator 2024
| 16:39
Fat i keq për Vedat Muriqin. Sulmuesi i Kosovës ka pësuar një dëmtim, i cili sipas asaj që shkruajnë mediat, është mjaft serioz.
Sipas “Estadio Deportivo”, Muriqi mund të mos jetë në dispozicion për 3 ose 4 javë. Në këto kushte, te Mallorca duhet të mendojnë për alternativa të tjera, deri në momentin që lojtari dardan të rikthehet.
Situata e tij do ndiqet me interes edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, pasi të besuarit e Fodës zbresin në fushë në tetor.
Muriqi është pjesë stabël e formacionit të Mallorcës dhe prej vitesh jep një kontribut të çmuar për skuadrën spanjolle.