Lëndohet Nainggolani, rrezikon derbin me Milanin
06 mars 2019
| 15:56
Interi duket se ka humbur një futbollist të rëndësishëm në këtë fazë të sezonit.
Gjatë seancës stërvitore Radja Nainggolan ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Belgu nuk pritet të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Evropës ndaj Frankfurtit. Vlerësimet për dëmtimin e tij do të bëhen javën e ardhshme.
Një dëmtim i tillë, sipas gjasave kërkon 1 muaj kohë dhe Nainggolan sipas të gjitha gjasave ka humbur edhe derbin me Milanin, që është një ndeshje përcaktuese për vendin e tretë të renditjes. Në kampin zikaltër, përveç çështjes Icardi, tashmë duhet të shqetësohen edhe për mesfushën.