
Lëndohet Neymari
13 tetor 2019
| 16:02
Ylli i PSG-së, Neymar që është kthye nga lëndimi pak kohë më parë, është lënduar sërish.
Sulmuesi i skuadrës franceze PSG është lënduar pas 12 minutave në miqësoren ndaj Nigerisë, për çka u detyrua t’i lërë vendin Philippe Coutinhos.
“Goal” raporton se ky lëndim mund ta lë Neymarin jashtë fushës për disa javë.