Lëndohet një grua, bie nga lartësia në një qendër tregtare në Prishtinë

29 shkurt 2020 | 19:47

Pasditen e sotme një grua ka rënë nga një lartësi, brenda një qendre tregtare në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në Veternik të Prishtinës.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirusi…