
Lëndohet një person në Skenderaj, u rrokullis me traktor
19 shkurt 2024
| 11:45
Një person është lënduar ditën e diel pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Rakinicë të Skenderajt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.
“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv”, njofton policia.