Lëndohet një person, nga shpërthimi i një zjarri në një lokal në Prishtinë, Policia jep detaje

29 mars 2025 | 19:39

Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një lokal në Prishtinë, më saktësishtë në rrugën ‘‘Fehmi Agani’’ apo siç njihet ndryshe te “Kafet e Vogla”.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit dhe Policia.

‘‘Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia.Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar’’, ka thënë ajo.

Shpërthen bombola e gazi te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë, dyshohet për një të lënduar – Epoka e Re

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shpërthyer një bombol gazi te ‘Kafet e Vogla’ në…