Lëndohet një polic në aksionin e PSD-së, ambulanca arrin në vendngjarje

02 shkurt 2021 | 13:19

Një polic është lënduar gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca.

E gjitha ka ndodhur pasi anëtarët e PSD-së kanë vendosur mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, ku më pas ka pasur përleshje në mes të pjesëmarrësve aty dhe policisë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raffaella Fico i rikthehet një historie të vjetër dashurie me…