Lëndohet një polic në protestën e veteranëve të UÇK-së (video)

06 qershor 2022 | 11:06

Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK).

Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.

Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e luftës së UÇK-së që po protestonin para Kuvendit…