Lëndohet një punëtor në një fabrikë në Mamushë

28 mars 2020 | 13:36

Shumë biznese nuk po i respektojnë urdhrat e shtetit që të mos punojnë.

Policia ka njoftuar se nga njësitet e saj është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë.

“I dyshuari ka deklaruar se ishte duke i dërguar disa medikamente viktimës mashkull turk shtetas i Turqisë, i cili kishte pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në kompaninë për prodhimin e bllokave”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Tutje policia ka thënë se, lidhur me rastin, janë informuar prokurori, ATK dhe inspektorët e punës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Retise” të Mamushës mbrëmë rreth orës 23:30.

Rasti është iniciuar nga policia si ‘lëndim i rëndë trupor’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka hapur rast për dhunë në familje ndaj një…