Lëndohet Nkunku, mundësi e re për Brojën
03 gusht 2023
| 16:00
Në miqësoren e fundit të zhvilluar në Amerikë, Chelsea nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Borussia Dortmundit. Por më shumë se rezultati i ndeshjes, ajo që shqetëson më shumë klubin londinez është dëmtimi i Christofer Nkunku.
Sulmuesi u dëmtua në minutën e 20-të takimit duke ndjerë shqetësime në gjurin e tij. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Nkunkut, por më dëmtimin e francezit rriten shanset për më shumë minuta lojë për Armando Brojën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajnerin Pochetino.