Lëndohet Olmo, mungon gjashtë ndeshje
Dani Olmo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Barcelona me gola e asistime. Në tre ndeshjet e para me fanellën e katalunasve, Olmo ka shënuar tre gola.
Mirëpo në ndeshjen e fundit ndaj Gironas, ku Barcelona triumfoi me rezultat 1-4, Olmo u largua nga loja për shkak të lëndimit edhe pse ishte ndër më të mirët në fushë duke shënuar edhe një gol. Olmo iu nënshtrua testeve mjekësore këtë të hënë në mëngjes në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi, të cilat konfirmuan se ai vuan nga një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
Në pritje të deklaratës zyrtare nga klubi, parashikimi është që Olmo do të mungojë për katër deri në pesë javë. Kjo është një goditje e madhe për Barcelonën duke marrë parasysh formën e lartë të mesfushorit spanjoll. Ai pritet t’i humbas gjashtë ndeshje, ndaj Monacos dhe Young Boys Bern në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Villarreal, Getafe, Osasunas dhe Alavesit në La Liga.