Lëndohet Pedri, mungon katër deri gjashtë javë
24 gusht 2023
| 13:12
Barcelona ka marrë një lajm të keq, pasi në seancën stërvitore të enjten është lënduar Pedri.
Mesfushori i talentuar ka lënduar kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë. 20-vjeçari do të humbas disa ndeshje në La Liga si dhe ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.