Lëndohet përsëri Alaba

04 shkurt 2025 | 12:03

David Alaba nuk po e gjen assesi qetësinë. Mbrojtësi austriak është lënduar përsëri.

Real Madridi ka njoftuar sot se ish-futbollisti i Bayern Munichut e ka pësuar një lëndim, pa e specifikuar periudhën sa do të qëndrojë ai jashtë fushës së blertë.

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen zyrtare, gjiganti spanjoll theksoi se pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se Alaba e ka tërhequr muskulin në këmbën e majtë, duke shtuar se lojtari do t’i nënshtrohet një tretmani dhe një programi të rehabilitimit nën vëzhgimin e stafit mjekësor të klubit.

Ky lëndim është një goditje e madhe për Real Madridin, posaçërisht para ndeshjeve të rëndësishme dhe vendimtare të sezonit, të cilat do t’i zhvillojnë “Los Blancos”.

Pra, gjithçka do të varet nga përparimi i gjendjes së lojtarit, por që mediat spanjolle raportojnë se Alaba mund të mungojë 2-3 javë, mos më shumë.

Trajneri Carlo Ancelotti e kishte shprehur gëzimin e tij që do ta kishte në dispozicion qendërmbrojtësin stabil pas një kohe të gjatë, pasi ai po kthehej nga një lëndim që e la gjatë jashtë fushës, por që tash vjen një tjetër goditje për Alaban dhe për Real Madridin. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“3 CIS JSC” SH.A. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…