Lëndohet rëndë lojtari i KF Rilindja, Albion Bahtiri
26 shtator 2024
| 22:52
Lojtari i KF Rilindja e Prishtinës, Albion Bahtiri ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes ndaj KF Podujeva, duke dëmtuar ligamentin. Ai është operuar me sukses në Spitalin Otrila nga doktori i mirënjohur, Dr. Bujar Shabani, MD PhD. Futbollisti do të mungojë në fushën e gjelbërt për një periudhë prej gjashtë muajsh, Klubi ka shprehur mbështetje për lojtarin dhe shpreson për një rikuperim të shpejtë. Albionin sot e kanë vizituar bashkëlojtarët e tij të cilët i kanë dëshiruar shërim sa më të shpejtë.