Lëndohet Ronaldo
08 nëntor 2020
| 18:27
Cristiano Ronaldo e ka lënduar nyjën e këmbës në barazimin e Juventusit ndaj Lazios (1-1).
Sulmuesi portugez u nxor nga loja në minutën e 73-të dhe u zëvendësua nga Paulo Dybala. Ronaldo u largua nga fusha me dhimbje dhe duke çaluar.
35-vjeçari që shënoi golin e vetëm të Juves në këtë ndeshje, është ftuar nga Portugalia për ndeshjet e nëntorit.