Lëndohet Thiago, mungon në dy ndeshje

21 shtator 2021 | 15:03

Thiago Alcantara nuk po arrin që të tregojë vlerat e tij te Liverpooli, teksa pengesë i janë bërë shpesh herë edhe dëmtimet.

Mesfushori spanjoll ka zbritur në fushë në vetëm 30 ndeshje me Liverpoolin sezonin e kaluar.

Kur dukej se po fitonte besimin e Klopp, dhe u aktivizua për të dytën ndeshje radhazi në Premier League si titullar, mesfushori pësoi një tjetër dëmtim dhe la fushën e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes ndaj Crystal Palace.

Klubi anglez njofton se bëhet fjalë për një dëmtim në pulpë, që do ta lërë brazilianin jashtë fushave për të paktën dy ndeshjet e radhës ndaj Norëichit në Kupën e Ligës dhe Brentfordit në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…