Lëndohet Thibaut Courtois
30 shtator 2024
| 16:39
Portieri belg, Thibaut Courtois ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë. Courtois kishte shqetësime muskulore në ndeshjen ndaj Atletico Madridit të dielën.
Por të hënën pas rezultateve mjekësore, është zbuluar se Courtois do t’i mungojë Real Madridit për dy javë. Ai pritet t’i kthehet Realit pas ndeshjeve të përfaqësuesve në Ligën e Kombeve.
Reali do të takohet me Lillen e Edon Zhegrovës të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe pritet që të startojë me portierin ukrainas Andriy Lunin. Reprezentuesi i Ukrainës do të luaj edhe ndaj Villarrealit të shtunën në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligas.
32-vjeçari, Courtois për shkak të lëndimeve, skuadrës së “Los Blancos” i mungoi në edicionin 2023/2024.