Lëndohet Uzuni, Sylvinho thërret Tucin
Nuk ka aspak lajme të mira në Kombëtare e Shqipërisë, teksa do të ketë sërish ndryshime në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. FShF-ja bënë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me klubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore.
Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë. Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.