Lëndohet Vidali
16 prill 2018
| 10:22
Nëse Real Madridi planifikon të fitojë për të tretën herë me radhë Ligën e Kampionëve, duhet që fillimisht ta eliminojë Bayern Munchen në gjysmëfinale.
Kjo përballje mund të duket më e lehtë në letër, kur kuptohet se të dielën në stërvitje te Bayernit është lënduar Arturo Vidal. Kiliani ka lënë stërvitje me barelë, duke pësuar një lëndim në gju.
Pikërisht ky lëndim ka bërë që Vidali të mos mund të paraqitet në ndeshjet e fundit. Shumë shpejt pritet që Bayerni të njoftojë për shkallën e lëndimit të Vidalit.