Lëndohet Xhaka
17 qershor 2020
| 22:28
Me t’u rikthyer në fushë pas pandemisë, mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka pësuar lëndim.
Reprezentuesi i Zvicrës u detyrua të linte fushën në ndeshjen me Manchester Cityn në Premier Ligë, qysh në minutën e tetë. Ai u lëndua në nyjë të këmbës së djathtë.