Lëndohet Zapata, Torino synon Balotellin

07 tetor 2024 | 15:24

Sulmuesi kolumbian Duvan Zapata ka lënduar meniskun dhe do të qëndrojë për një periudhë shumë të gjatë jashtë fushave. Përfundimi i sezonit për 33-vjeçarin ka bërë që skuadra e Torinos të kërkojë që tani një përforcim.

Në mesin e të përmendurve është edhe emri i sulmuesit Mario Balotelli që është lojtar i lirë. Sipas të përditshmes “La Stampa”, menaxherët e Balotelli kanë nisur nga puna dhe po kontaktojnë me drejtuesit e ekipit të njohur italian.

Vetë Balotelli ka pohuar së fundi se ka refuzuar disa oferta të mira nga jashtë Italisë, madje edhe nga Amerika Latine, për të luajtur sërish në Serie A. Ky mund të jetë shansi i artë për sulmuesin e njohur për t’u rikthyer protagonist.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar…