Lëndohet Zhegrova
15 qershor 2020
| 20:45
Talenti Edon Zhegrova, është lënduar në stërvitje me Baselin dhe do të mungojë për disa javë.
Klubi zviceran ka njoftuar se Zhegrova ka pësuar një dëmtim në ligamentin e këmbës së majtë.
“Mesfushori i FC Basel, Edon Zhegrova, pësoi një dëmtim të ligamentit të brendshëm në këmbën e majtë, në një ndeshje të brendshme stërvitore javën e kaluar. Pas disa analizave, tani është e sigurt që 21-vjeçari do të jetë jashtë deri në njoftimin e mëtejshëm dhe për fat të keq, do të humbasë ndeshjet e radhës të FC Basel. Klubi i Basel i uron Edon Zhegrovës një rikuperim të shpejtë dhe një rikthim në fushën e futbollit sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e FC Basel.