Lënia e Haradinajt në fund të skenës, Nitaj: Vendi ku ulesh s’ta jep lavdinë, por sakrifica për lirinë
12 qershor 2024
| 16:37
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj vendit që protokolli sot kishte caktuar për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në ceremoninë për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se vendi ku ulesh nuk ta jep lavdinë, por sakrifica për lirinë.
Nitaj ka shkruar në “Facebook” se Ramush Haradinaj mbetet hero i gjallë i lirisë që sot e gëzon Kosova.
“Vendi ku ulesh nuk ta jep lavdinë, por përkushtimi e sakrifica për lirinë! Ramush Haradinaj, mbetet hero i gjallë i kësaj lirie që sot mbushi 25 vjet. Modestia veç sa e lartëson si luftëtar e si njeri!”, ka shkruar Nitaj.