
Lenjani humb ndeshjen ndaj Skocisë
14 nëntor 2018
| 17:29
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci është duke u përballur me disa mungesa të futbollistëve para ndeshjes ndaj Skocisë më 17 nëntor.
Lojtari i fundit që është larguar nga kombëtarja kuqezi është Ermir Lenjani, i cili do të mungojë si pasojë e lëndimit të pësuar në skuadrën e Sionit, prandaj është kthyer në Zvicër dhe në këtë mënyrë e humb ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë.
/Epoka e re/