Lenjani largohet nga Grasshoppersi
Grasshoppersi ka njoftuar se Ermir Lenjani është larguar nga klubi pas përfundimit të kontratës. Lojtari shqiptar kishte marrëveshje me klubin zviceran deri në fund të këtij sezoni, por që nuk arritën marrëveshje për një rinovim.
“Në fund të sezonit, Grasshopper Club Zurich do t’u thotë lamtumirë nëntë lojtarëve të ekipit të parë që nuk kanë rinovuar kontratën me klubin ose po kthehen në klubet e tyre pas huazimit. Mateo Matiq është një nga pesë profesionistët që do të largohen nga klubi kur t’i skadojnë kontratat e tyre, së bashku me Ermir Lenjani, Nuno da Silva, Andre Santos dhe Brayan Riascos”, thuhet në njoftimin e tyre. Lojtari 32-vjeçar do të jetë në kërkim të një aventurë të re, por që ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.